‘Bora Zemani shpallet njeriu i vitit për 2021’, ja si reagon Donaldi

Pas 4 muajsh të izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët morën disa informacione nga bota jashtë gjatë një loje.

Atyre iu paraqitën 40 lajme nga të cilat 26 ishin reale dhe 14 të pavërteta.

Ndër informacionet nga jashtë ishte edhe një lajm që tregonte se Bora Zemani është shpallur njeriu i vitit 2021.

Pasi aktorja Arjola Demiri e lexoi këtë fjali, ish i dashuri i moderatores, Donald Veshaj u përgjigj duke thënë se kjo mund të jetë e vërtetë duke shtuar se titulli mund t’i jetë dhënë nga portalet.

Biseda:

Arjola: Bora Zemani shpallet njeriu i vitit për 2021…

Einxhel: Unë s’e besoj…

Monika: Kjo mund të jetë e vërtetë sepse ajo ka qenë shumë e klikuar.

Einxhel: Nuk e besoj sepse në vitet në vijim janë shpallur njerëz të politikës.

Beniada: Po mund të jetë.

Donald: Patjetër që mund të jetë…Po çfarë janë portale, cila është njësia matëse?

Einxhel: Top Channel zakonisht e bën, por nuk e di nëse është e TOP kjo.

Beniada: Për mua vendoseni po.

Donald: Patjetër që po, për mua po.

Einxhell: Kanë qenë shumë emra ndër vite, ka qenë Rama, Bozo, Pipero, janë njerëz që kanë pasur një X kontribut…

Donald: Vendoseni po për mua…

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -