Donaldi mbeti i habitur, Beniada bën deklaratën e fortë për Fifin

Që nga dita e premte e javës së kaluar, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë mbetur vetëm 4 banorë, Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj. Ata janë finalistët e natës së madhe të 18 shkurtit.

Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” u ka krijuar banorëve mundësi për të kaluar sa më mirë kohën, duke i mundësuar lojëra dhe sfida të ndryshme me njeri-tjetrin.

Dje ata realizuan një sfidë ku iu dërguan disa pyetje ku atyre iu duhej të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit. Teksa radha ishte e Beniadës, pyetja që iu bë asaj ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Biondja bukuroshe është përgjigjur duke dhënë emrin e Fifit, duke theksuar se e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej saj.

Einxhel dhe Iliri arritën ta gjejnë emrin e këngëtares, ndërkohë që Donaldi hamendësoi Valonin, duke iu referuar sipas tij, situatave të sikletshme që ai krijoi me Beniadën gjatë rrugëtimit në garë./Gazeta Shqip

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -