Arbana Osmani shpërthen në rrjete sociale: Duhet dënuar dhe ndaluar

Prej disa muajsh, “Big Brother VIP” është kthyer në një nga formatet më të ndjekur në Shqipëri.

Reality show ka kaluar çdo pritshmëri lidhur me shikueshmërinë e lartë që ka pasur.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale ka pasur edhe një sërë komentesh, nga ato mbështetëse e deri tek ofendueset.

E pikërisht lidhur me këtë fenomen ka reaguar moderatorja e formatit, Arbana Osmani, e cila i ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të raportojnë çdo koment negativ e ofendues, duke thënë se nuk duhet të tolerohen gjuhë të tilla urrejtjeje.

Përmes një postimi në “Instastory”, Arbana është shprehur gjithashtu se “cyberbullying” është plagë e shoqërisë shqiptare që ndikon në mënyrë indirekte tek të gjithë njerëzit e afërt.

“Gjuha e urrejtjes online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.

Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nesër ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.

Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejtjes, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj”, ka shkruar moderatorja e dashur për publikun në postimin e saj.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -