
Një video e volejbollistes ukrainase, Uliya Gerasimova, është bërë hit në rrjete sociale duke marrë miliona shikime në vetëm pak kohë.
Videoja e cila ka pushtuar rrjetin social “Tik Tok”, është bërë gjatë një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Në pamje shihet volejbollistja e cila fillimisht dominon me buzëqeshjen e saj dhe më pas kryen mimika dhe lëvizje drejtuar një personi në tribunë.
Kërcimi dhe lëvizjet e volejbollistes janë bërë hit në “Tik Tok”, ku deri në këto momente videon e kanë parë më shumë se 25 milionë herë. Gerasimova është një sportiste e njohur pasi profili i saj në Instagram ka gati 100 mijë ndjekës.