Kush e fiton Big Brother VIP? Astrologu bën parashikimin

Hysgen Dauti është astrologu që ka bërë parashikimin e yjeve për katër finalistët e Big Brother VIP.

Në Shqipëria Live është folur për Ilirin që i përket shenjës së Dashit, për të cilin thotë se është në një pozicion të vështirë. Ndërsa për Einxhelin që është e shenjës së Shigjetarit, është një lloj katërkëndëshi, ndërsa për Beniadën (Binjakët) dhe Donaldin (Virgjeresha), thotë se është viti i karrierës për secilin prej tyre.

Nga ana tjetër, Dauti theksoi se mendon se fitoren e këtij edicioni të Big Brother VIP dhe e marrë Donaldi.

“Iliri është një konkurrent shumë i fortë, thjesht Dashi është në një pozicion shumë të vështirë. E premtja është dita kur nis sezoni i Peshqve dhe ka një ndryshim diellor. Është një kënd i vështirë për ta përcaktuar dhe kundërshtimet më të mëdha i jep shenjës së Dashit, energjia është më inferiore, një lloj katërkëndëshi është për Shigjetari dhe nëse kemi një vit që është i karrierës është për binjakët ose virgjereshat, pra Beniada ose Donaldi. Është në favor për këta të dy. Binjakët për karrierën, virgjereshat për sfidën. Virgjeresha varet vetëm nga opinioni. Si astrolog mendoj se do fitojë Donaldi”, tha ai.

Trending

- Advertisement -