Mbrëmjen e djeshme në vend të spektaklit “Big Brother Vip””, u transmetua “Fan Club”. Të gjithë ish-banorët ishin të ftuar në studio për të folur për rrugëtimin e tyre dhe për katër finalistët. Mirëpo, me sa duket nata s’paska shkuar “vaj”, pasi përveç debateve që të gjithë i pamë pa ndodhur dhe një incident që nuk është transmetuar.
Elgit Doda ishte një nga të ftuarit, i cili foli për mikun e tij, Donaldin dhe u përfshi në një d ebat të ashpër me Arjola Demirin, e cila hodhi akuza të forta për aktorin. Ajo e quajti atë strateg që bën çdo gjë për famë dhe vëmendje dhe tha se ka përdorur çdo miqësi.
Mirëpo, duket se debati ka qenë edhe më i ashpër se kaq dhe pamjet nuk janë transmetuar. Në të janë përfshirë edhe Xheisara Frisku dhe Ardit Çuni. Ka qenë këngëtari ai i cili ka postuar në Instagram një video të shkurtër të debatit të patransmetuar.
“Një nga debatet më të forta që nuk u transmetua sot.”, ka shkruar ai krah videos, teksa është dashur ndërhyrja e regjisorit Eduart Grishaj për të qetësuar situatën.
Pjesë nga debati:
Arditi: Realisht Donaldi ka qenë një ndër ato personazhe që është goditur nodshta edhe nga zgjedhjet e vte por që të shohim pak edhe anën tjetër të medaljes. Është Donaldi që ka qenë me më shumë surpriza në atë shtëpi, që do të thotë nqs do të kishte ditur t’i përdorte… një indikacion, një mesazh, ardhja e Elgitit, Mozzik-ut…
Por unë mendoj që Donaldi nuk i ka marrë mesazhet siç duhet dhe deri diku mund t’i ketë ndikuar edhe fakti që ka marrë shumë surpriza.
Arjola: Ai djalë e do shumë suksesin, e do jashtëzakonisht shumë. Elgiti: Ai djalë e meriton. Arjola: Për të merituar e meritojmë nga i pari tek i fundit.
Elgiti: Po flasim për atë djalin jo për njerëz të tjerë. Arjola: Ne për të suksesshëm kemi shkuar aty jo për të dalë… (Donaldi) është shtydhur më shumë se sa duhet sepse ka bërë gjëra në këtë program… Të gjithë e kanë dashur suksesin, por protagonizmin e ka marrë dashje padashje, me meritë pa meritë.
Elgiti: Me meritë do thoja. Arjola: Pa meritë! Shumë raste pa meritë. Elgiti: Mirë ëshë mendimi jot. Arjola: Sepse rrugës strategjia e Donaldit…
Elgiti: Donaldi s’ka pasur strategji. Arjola: Donaldi ka pasur shumë strategji. Po flas për këto muaj. Donaldi ka pasur shumë strategji dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë pë suksesin dhe famën e vet. Është i etur për sukses.
Dojna: Na fol me fakte konkrete. Arjola: Ka mbrojtur Semin me fanatizëm me heroizëm… Unë ia kam shkruajtur shumë herë dhe i kam thënë “ti në këtë program ke dashur të bëhesh hero”. Ka përdorur gjithçka duke filluar që me Borën, me Triksën, me Sarën me Semin me të gjitha edhe me Egzonën.