A do ketë përplasje me Beatrix? Bora Zemani merr ftesën për finalen e BBV por ka marrë një vendim ‘drastik’

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë padyshim çifti më i ndjekur kohët e fundit. Lidhja që nisi në shtëpinë e Big Brother hasi në vështirësitë e para, javë pasi këngëtarja doli nga loja. Shkak edhe këtë është bërë ish-e dashura e Donaldit, Bora Zemani.

Pasi Trixa u mërzit nga përmendja e emrit të saj brenda shtëpisë, ajo u arratis në Dubai. Por duket se një fakt të tillë, ndonëse nuk e dinte, Donaldi u shpreh se nuk do ta pranonte. “Nëse ka ikur nga Shqipëria, unë si flas më”, u shpreh aktori. E që nga kjo ‘përballje’ virtuale shumë debate, lajme rrodhën. Duket se këngëtarja tashmë i ka mbyllur ditët e saj të relaksit dhe është rikthyer në Tiranë.

Me aq sa kemi mundur të mësojmë, Beatrix mbrëmjen e nesërme jo vetëm që do të marrë pjesë në finalen e madhe, por edhe do të takohet me të dashurin e saj. Kështu ky çift do të ketë mundësi të zgjidhë nga afër konfliktet e fundit, përpara se të shpallet fituesi. Ndërkohë në media javë më parë ka qarkulluar online edhe lajmi se Bora Zemani do të hynte në shtëpi finalen e Big Brother.

Por moderatorja e “Përputhen” nuk e ka pranuar këtë ftesë që fillimisht, duke mbyllur njëherë e mirë kapitullin e Donaldit. Ndërkohë finalja e madhe e Big Brother do të mbahet nesër, duke premtuar spektakël, por edhe përballje të mëdha.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -