Kush e fiton BBV? Habit Arbana, tregon kush është i preferuari i stafit të “Big Brother VIP”

Kush e fiton BBV? Habit Arbana, tregon kush është i preferuari i stafit të “Big Brother VIP”

Tashmë zyrtarisht finalistë të “Big Brother VIP” janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet nesër.

Para pak minutash Arbana Osmani ka publikuar pamjet nga regjia dhe audio, nga produksioni dhe madje ka prezantuar për herë të parë edhe stafin e dhomës së rrëfimit.

Arbana ka shuar kështu një kuriozitet të madh të shumë njerëzve duke treguar se kush qëndron pas këtij spektakli gjigant.

Më tej Arbana ka zbuluar se një pjesë e stafit të BBV bëjnë tifo për Beniadën. Presim deri nesër të shohim kush do jetë fituesi.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -