Zbulohen disa nga surprizat e finales së madhe, Pallati i Kongreseve do të jetë plot, por çmimi i madh nuk do të jepet në Tiranë

Dita e premte shënon edhe finalen e madhe të Big Brother Vip, në të cilën produksioni ka përgatitur një sërë elementësh spektakolarë.

Sipas burimeve të brendshme pranë ‘Top Channel’ kemi arritur të zbulojmë disa nga elementët e kësaj nate e cila do të shënojë edhe kulmin e audiencës.

Një ndër elementët do të jetë zhvendosja e banorëve në qytetin e Vlorës ku teknika dhe stafi i Top Channel po punojmë për realizimin e kësaj lidhje direkte.

Banorët do të zhvendosen me helikopter në qytetin e Vlorës dhe shpallja e fituesit do të bëhet pikërisht nga ky qytet konkretisht në “Lungo Mare”.

Një ndër elementët penalizues për realizimin e kësaj zhvendosje mund të jetë moti i keq që mund ta bëj të pamundur zhvendosjen e banorëve si edhe mund të sjellë vështirësi në lidhjen teknike.

Elementi tjetër surprizues do të jetë lidhja direkte me “Pallatin e Kongreseve” ku kësaj rradhe do të shndërrohet në një arenë fansash për 4 finalistët të cilët do të ndjekin live gjithë spektaklin.

Në diskutime është edhe prezenca e kryeministrit në finalen e madhe. Po përflitet se do të jetë pikërisht Z. Rama i cili do të shpallte fituesin e këtij edicioni të ‘Big Brother Vip’. /Pamfleti

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -