Donaldi do jetë fituesi? Trofeun do ia japë nëna e tij me Alban Skënderaj në Pallatin e Kongreseve?

Sonte është nata e fundit e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel janë katër finalistët pretendentë për të fituar çmimin e madh, ndërsa emocionet sa vijnë e shtohen.

Sigurisht, kjo do të jetë një nga netët më të veçanta të këtij spektakli ndaj edhe surprizat për konkurrentët do të jenë tepër emocionuese.

Duke qenë se në katër muaj izolim ata i kanë takuar shumë rrallë familjarët e tyre, sigurisht që këta të fundit janë surpriza më e madhe që i pret të gjithë.

Për Donaldin sonte është menduar diçka speciale, që do të realizohet në Pallatin e Kongreseve. Konkurrenti do të takojë nënën e tij dhe për ta do të performojë këngëtari i njohur Alban Skënderaj.

Pritet që kjo të jetë një skenë magjike, me mall dhe emocione të forta. Mbështetje për Donaldin sonte do të jetë edhe partnerja e tij Beatrix Ramosaj. Megjithëse refuzoi të futej në shtëpi për darkën e realizuar nga produksioni, pasi u mërzit me batutat e Salsano Rrapit për Bora Zemanin, ajo do të jetë sonte në studio.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -