Romeo pati fërkime me rojet e sigurimit pasi Donaldi nuk u shpall fitues i BB VIP? Dy gazetarët që ishin të pranishëm në studio, tregojnë të vërtetën

Mbrëmjen e finales së ‘Big Brother VIP’ u përfol se Romeo Veshaj, vëllai i Donaldi ka pasur një përplasje me personat e sigurimit. Sipas asaj që është transmetuar media, Romeo është shfaqur në studio i nervozuar dhe kanë qene rojet e sigurimit që e kanë rrethuar.

Mirëpo çfarë ka ndodhr në të vërtetë? Dy gazetarët, Altin Berisha dhe Butrint Pasjaqa në një intervistë për emisionin “Gjesi” në T7 kanë rrëfyer prapaskenat e finales së “BB VIP Albania”.

Gazetarët, të cilët kanë qenë aty, sqaruan se nuk ka pasur një përplasje siç është raportuar në media. “Ne kemi qenë aty dhe në rast se do të kishte ndodhur diçka e kemi parë.

E pamë kur erdhi Romeo, por nuk ka ndodhur diçka siç është transmetuar. Kjo është e habitshme nga ana tjetër se nëse do të kishte ndodhur, që se kam parë por nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Ndërkohë, ka pasur shumë njerëz në studio dhe kanë ndenjur në këmbë dhe nuk besoj se do të ndodhte diçka në një spektakël të gjithë me gjithë ata njerëz aty.”, tha Butrinti.

Ndërkohë, Altini shtoi se “Ka pasur një pakënaqësi por sigurimi ka qenë aty se ishin shkallët ku hynte banorët dhe nuk ka pasur skandal të madh si është shkruar nëpër media.”

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4659

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -