Monika, Sabiani dhe Iliri krijuan një miqësi të mirë me njëri tjetrin në javët e para të “Big Brother VIP Albania” duke u akuzuar shpeshherë nga pjesa tjetër e banorëve se ishin grup.
Kur Sabiani doli nga shtëpia pas një nominimi, ai i la Monikës porosi që të kishte kujdes Ilirin pasi nuk ishte mirë nga gjendja emocionale. Por në një zinxhir shpëtimi, Monika zgjodhi të mos shpëtojë Ilirin dhe këtu nisi krisja e marrëdhënies mes tyre.
Në një nga “PRIME”-t e emisionit, Sabiani e quajti Monikën si “tradhtare” pasi nuk mbrojti mikun e saj Ilirin por zgjodhi të bëjë lojë.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Monika deklaroi se i ka bërë ‘block’ këngëtarit, por i menjëhershëm ka qenë reagimi Sabianit i cili tha se e vërteta dhemb kur thuhet në sy të të gjithëve.
“Monika ‘block’-un e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori ‘block’ aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë.
I është dukur bombë pasi është ndjerë në faj sepse gjithmonë e vërteta të dhëmb dhe kur e thua në sy të të gjithë njerëzve kjo është më e keqja. Ndoshta e ka pranuar në heshtje.”