Iliri i përgjigjet Donaldit: Top Channel s’na e ka për borxh, s’kam nevojë për ftesa bamirësie nga ty

Donaldi nuk ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e “Post Big Brother”, megjithatë ai është komentuar mbrëmjen e sotme gjatë programit. Iliri u shpreh se nuk e priste që Donaldi t’i qëndronte ftohtë pas fitores pasi të dy kanë dalë të fituar nga formati duke qenë se morën surpriza nga Top Channel.

Iliri iu përgjigj dhe ftesës së Donaldit për bamirësi duke treguar se ai e kishte programuar para Bigut se ku do të shkonin paratë e çmimit.

“Unë e kam ndezur telefonin 1 ditë e gjys pas mbarimit dhe kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale. Më vjen keq që e përjetoi kështu. Ne të dy morëm surpriza të jashtëzakonshme për sa i përket karrierës dhe vlerësimit që Top Channel na bëri, që s’na e kishte për borxh. Në Grande Fratello merr çmimin dhe kaq. Donaldi në skenë më tha e ndjeja që do ishe fituesi dhe e meriton. Mendova se e kishte me të vërtetë. Dua t’i them diçka Donaldit dhe për propozimet që më ka bërë për bamirësi, ka njerëz që duan të ndërtojnë shtëpi, ka të tjerë që duan t’i mbushin njerëzve stomakun me bukë, por ka edhe artistë që njerëzve duan t’i japin bukë në shpirt, në zemër. Kjo është bamirësia që unë dua të bëj për talentet e reja kështu që nuk kam nevojë për ftesa bamirësie duke qenë se i kam programuar që para se të hyja në Big Brother”, tha Iliri.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -