Donaldi dhe Romeo marrin vendimin përfundimtar, a do të jenë në Top Channel për ‘Më lini të flas’

Ndonëse nuk u shpall fitues i çmimit të madh, Donald Veshaj mori si dhuratë nga Big Brother Vip, fillimin e një emisioni, të titulluar “Më lër të flas” dhe një udhëtim me të vëllanë, Romeon në disa vende të botës.

Mirëpo pas humbjes, u aludua se Donaldi dhe Romeo kishin hequr dorë nga programi.

Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festën e organizuar nga Top Channel deri diku janë sheshuar pakënaqësitë.

Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar.

Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në Post Big Brother VIP. Për më tepër, ai ka hequr dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori si dhuratë dhe shpjegoi përmes një videoje që ndau në Instagram, se ka menduar që t’i dhurojë 7 biletat për destinacionet për 7 çifte.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -