
Në fund të puntatës së djeshme të “Për’puthen Prime”, iu bashkua panelit të vajzave të programit të dashurisë një vajzë e re. Ajo është Çiljeta Kormuzi, e cila është ‘influencer’ e ‘make up artist’.
Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se konkurrentja është nëna e një vajze.
Ajo tha se është 25 vjeçe nga Vlora, por që jeton në Itali.
Çiljeta u shpreh se ka një vajzë dhe se në “Për’puthen” ka hyrë për të gjetur dashurinë.