“Ata nuk kanë njohur Kosovën, ne si patriotë duhet të…”, Arjan Konomi bën deklaratën e fortë për luftën në Ukrainë

Analisti Arjan Konomi mbrëmjen e djeshme ka reaguar për luftën në Ukrainë. Gjatë transmetimit të emisionit “Përputhen”, Konomi tha se i ka bërë përshtypje reagimi i qeveritarëve shqiptarë për pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai tha se Ukraina është një ndër vendet që nuk e ka njohur akoma Kosovën, teksa theksoi se duke marrë parasysh këtë fakt duhet të kemi ndjeshmëri si patriotë.

“Më bën pak përshtypje kur shikoj këto quravitjet e qeveritarëve shqiptarë, kaq të prekur dhe të ndjeshëm për Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina është një vend që nuk e ka njohur akoma Kosovën.

Ne si shqiptarë, unë si shptar dhe të gjithë ata patriotë duhet të kenë ndjeshmëri për këtë gjë që s’ka patur asnjëherë përfillje për çështjet tona”, tha ai.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4661

Rezultatet

Loading ... Loading …