Vëllezërit Veshaj “trazojnë rrjetin” me veprimin e fundit ndaj Lori Hoxhës (FOTO LAJM)

Duket se pas përfundimit të ‘Big Brother Vip” marrëdhënia ndërmjet Lori Hoxhës dhe vëllezërve Veshaj nuk ishte aspak e mirë, pasi u tha se Donaldi nuk ra dakord me çmimin e fituar nga Ilir Shaqiri.

Kështu djemtë fshinë nga lista e followersave Lori dhe Sara Hoxhën si dhe moderatoren e programit, Arbana Osmanin.

Madje ata ju bënë ‘delete’ të gjitha fotografive të promos së emisionit “,Më lër të flas” që ju bë dhuratë në njërën nga netët ‘prime’.

Por, në festën përfundimtare të organizuar nga ‘Top Channel” Donaldi dhe Romeo ishin pjesë e saj dhe në videot dhe foto e publikuara dukej se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje duke bërë lëmsh kështu të gjithë publikun.

Sipas një vëzhgimi të shpejtë, duket se marrëdhënia mes tyre dhe Lori Hoxhës është rregulluar sërish pasi Romeo dhe ajo ndiqen në Instagram.

Ende nuk dihet nëse djemtë do i shohim apo jo nën logon e “Top Channel” për programin e tyre të ri dhe e gjitha kjo mbetet për tu parë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -