
Në puntatën e sotme të “Përputhen” Rrushja u përplas keq me Erionin. Ajo e akuzoi konkurrentin për lojë dhe i tha që e ka bërë të dalë nga vetvetja.
Nga ana tjetër, Erioni i mohoi të gjitha fjalët e saj, duke u shprehur se nuk i ka thënë kurrë asgjë të keqe.
Rrushja: Ti je ai që po e bën për publik. Edhe më ke shtin në lojën tënde super të keqe, saqë nuk e kam menduar, që Erjoni është kështu. Edhe në fillim të kam thënë Erioni ka ndryshuar si në mentalitet, si fizikisht. Edhe ti më ke degjeneruar.
Erioni: Unë të kam degjeneruar?!
Rrushja: Po më ke degjeneruar. Më ke vendosur në një stres shumë të madh aq sa kam ndal jashtë vetvetes. Saqë me u përla edhe me Mikelën. Unë e kam cek, unë jam shumë feministë.
Erioni: E kemi parë.
Rrushja: Ti je fajtori. Ti je fajtori që më ke çuar deri në këtë pikë Erion Kukaj!
Erioni: Deri në çfarë pikë të kam çuar unë ty?
Rrushja: Si deri në çfarë pike? Seriozisht e ke?
Erioni: Kur ta kam thënë ndonjëherë ndonjë fjalë të keqe unë ty? Më thuaj?
Rrushja: Përderisa ti nuk je duke u deklaruar, dhe pëlqimin më të madh ke Mikelën, por drejtohesh edhe ndaj Rrushes që ke fokus, çfarë është kjo? Kjo është një lojë e jotja!