
Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix na ka mbajtur të lidhur për muaj të tërë, duke u komentuar jashtëzakonisht shumë.
Ky trekëndësh vazhdon e përmendet ende edhe pse Donaldi ka përfunduar lidhjen me të dyja vajzat, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se Beatrix ishte ajo e cila u kryqëzua nga publiku gjatë kohës kur krijoi lidhjen me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”.
E në rrjete sociale kanë filluar edhe memet.Raporti i kësaj treshe është krahasuar me një serial turk.Seriali mbanë titullin “Mollë e ndaluar”,
dhe ku promoja e serialit është bashkangjitur me sekuenca të prera nga ngjarjet që kanë ndodhur në “BBV”. Lidhja e Trixës me Donaldin në meme konsiderohet si dashuri e ndaluar.
Me siguri që edhe vetë protagonistët e kësaj “telenovele” do qeshin shumë me këtë video, që mund ta ndiqni më poshtë.