Ermal Mamaqi tregon raportin me Beatrixën pas batutës në Big Brother VIP

Ermal Mamaqi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku mes të tjerash foli dhe për raportin e tij me Beatrix Ramosaj. Ermali tregoi se e njeh këngëtaren që kur ajo ishte fëmijë dhe e di që është vajzë e mirë.

Referuar batutës së tij në “Big Brother VIP”, producenti shtoi se nuk ka komunikuar me Beatrixën, por ajo e ka kuptuar që ishte shaka dhe nuk kishte të bënte me të.

“Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje”, tha Ermali.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -