Si qëndron e vërteta? Ylli Limani flet a do bashkëpunojë me vajzën e Ilir Shaqirit?

Ftesa pë bashkënim mes Ylli Limanit dhe vajzës së tij u bë nga Ilir Shaqiri, gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”. Mes të tjerash ai ka folur herë pas here për talentin e vajzës së saj në këngë, duke kërkuar nga këngëtari i njohur Ylli Limani një bashkëpunim në muzikë.

E lidhur me këtë kërkesë të fituesi të BB VIP ka reaguar për herë të parë këngëtari i njohur. Gjatë një interviste televizive, Ylli u shpreh se do kishte patur dëshirë t’ia shkruante një këngë Emily-s sepse në bashkëpunime është i vështirë. Por pavarësisht kësaj, Limani nuk e përjashtoi si mundësi.

“I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionohet se është baba. Edhe unë emocionohem. E ka një zë shumë të bukur. Për bashkëpunim nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha patur qejf të kisha autorsinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bind dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik. Unë krijoj rrallë për dikë tjetër sepse nuk ndihem mirë. Sepse ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt tjetri. Unë dua të jem në paqe me vete, sepse je duke i plotësuar dikujt ëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur”, tha këngëtari i dashur për publikun.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -