Dajana Shabani ‘i vë flakën’ rrjetit para se të nisë emisionin, publikon video duke bërë twerk

Moderatorja Dajana Shabani njihet për natyrën e saj pa komplekse. Pak para fillimit të transmetimit të emisionit të saj, ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet duke bërë twerk.

E zhveshur me një fustan ngjyrë rozë, Dajana kërcen nën ritmet e këngës Gasolina. Shpesh herë ka treguar se është energjike dhe nuk heziton që të bëjë postime provokuese në rrjete sociale.

Ditën e djeshme ka folur për historinë e dashurisë me ish-bashkëshortin, një marrëdhënie e mirë që ka funksionuar për gati 10 vite dhe erdhi në jetë vajza e saj Marlena.

Dhuratat e veçanta që ajo ka marrë janë vërtetë ëndërr për shumë vajza. Por, ish-bashkëshorti i saj për t’a surprizuar atë krijonte situata të ndryshme, shpesh edhe e bënte “tragjike” momentin.

“Një Porsche që ma ka bërë dhuratë ishte kështu…më mori në telefon dhe më tha zbrit zbrit se kam një hall dhe unë hipa në makinë sikur ai kishte vërtetë një hall dhe zbrita me vrap. Më tha a hipe në makinë? Po i thashë, epo e gëzofsh. Pra, surprizat ai i ka bërë shumë të bukura”, tregoi Dajana.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -