Ndizet konflikti mes reperëve, Majk sulmon Don Xhonin

Majk ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e Meriton Mjekiqit ku siç e do tradita e emisionit ka realizuar një Freestyle përmes të cilit u ka bërë diss disa reperëve. Mirëpo, disa pjesë specifike duket se i dedikohen Don Xhonit dhe fansat nuk kanë ngurruar ta shkruajnë në komente këtë gjë.

Don Xhoni mori famë të madhe brenda një kohe të shkurtër. Freestyle i tij në emisionin e Meritonit gjatë 2020 u pëlqye shumë nga fansat dhe u shpërnda mijëra herë në mediat sociale. Kjo i dha atij shumë popullaritet që u pasua me këngë të njëpasnjëshme që numërojnë miliona klikime.

Po ashtu, Don Xhon ka realizuar disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqiptare si Loredana, Butrin Imeri, Enca, etj. Madje Freestyle i tij në këtë emision me titull “Make a pose” u bë trend në TikTok vitin e kaluar tesa në You Tube numëron mbi 58 milionë klikime.

Por përtej suksesit të tij të menjëhershëm, shumë reperë të tjerë nuk e kanë përkrahur Don Xhonin madje i kanë bërë edhe disse duke qenë skeptikë ndaj suksesit të tij.

Për tu rikthyer te Mjak, ai thotë:

“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”

Disi për famën e shpejtë të reperit vijon:

“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”

Më tej ai e akuzon për përdorim të autotune duke thënë:

“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”

Don Xhon nuk ka reaguar ende pas diss-it të Majk por duket se një konflikt i ri ka nisur.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -