Big Brother rikthehet në TCH shumë më shpejt nga se e prisnim! Zbulohet surpriza e fundit të marsit

Për të gjithë të apasionuarit pas Big Brother Vip, Top Channel ka vendosur që shumë shpejt ta rikthej atë. Kësaj rradhe jo në formën e një reality show

por në formën e një dokumentari televiziv. Stafi i këtij produksioni po punon për realizimin e këtij dokumentari i cili në vemendje do të ketë të gjitha prapaskenat e këtij edicioni.

Ky dokumentar do të na tregoj që nga realizimi i këtij formati, konsultat me përfaqësues të Endemol, rregullat strikte, lojërat psikologjike të ndërtuara enkas për të sjellë dinamika brënda shtëpisë si edhe ngjarjet e papritura që duhet të përballet produksioni pa ndikuar rrjedhshmëri e spektaklit. Rrëfimet e banorëve, cilët janë njerëzit që “luajnë” me psikologjinë e tyre në dhomën e rrëfimit, si edhe sa ndikim ka produksioni në dinamikat brënda shtëpisë.

Rregjisor i këtij dokumentari do të jetë po Eduart Grishaj i cili realizoi edhe edicioni e parë të këtij formati. Mendohet që ky dokumentar të dal në transmetim në fund të Marsit, por ende nuk është vendosur një datë përfundimtare nga drejtuesit e Top Medias.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -