Beatrix nuk e harron dot Donaldin, ja mesazhi që i dedikon: Do i mbyll…

Historia e dyshes Beatrix-Donald duket se nuk ka marrë fund ende. Mesazhet e koduara njeri-tjetrit, na lë të kuptojmë se mes dyshes fshihet një lidhje e komplikuar.

Ka qenë vetë artistja Beatrix e cila përmes një postimi në Instastory, ka shkëputur një tekst të një kënge ku shkruan “Do i mbyll sytë, kështu nuk mund të të shoh më”, çka na lë të kuptojmë se Beatrix mendon ende për aktorin, dhe pse lidhja e tyre duket e komplikuar.

Kujtojmë se disa ditë më parë këngëtarja ka ndarë disa foto në rrjetin e saj social Instagram ku shihet bashkë me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonajn dhe mikeshat e tyre. Ata janë argëtuar në një klub megjithëse nuk kanë zbuluar se ku ndodhen. Por fjalët që ka shkruar krahas fotove kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave të saj.

“Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të kisha nevojë”, ka shkruar këngëtarja.

Kjo është parë si një “thumb” ndaj Donaldit duke nënkuptuar se nuk është e shqetësuar nga mungesa e tij. Mirëpo, një tjetër detaj që ka bërë Trixa është parë si i qëllimshëm.

Ajo ka postuar një video të një personi të veshur si Spiderman. Dihet tashmë që Donaldi është një adhurues i Spiderman.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -