Ish-konkurrentja shpërthen ndaj Mikelës: Profesioni i një striptisteje nuk krahasohet me Arjan Konomin

Gjatë prime-t të së shtunës një koment i Arjan Konomit në “Për’puthen Prime”, ka shkaktuar shumë debate dhe situata të paqëndrueshme. Të shtunën, Mevlani njoftoi Efin se do të ndërpresë takimet me të, ndërsa konkurrentja ia ktheu duke i thënë se është frikacak.

Opinionisti Arjan Konomi kritikoi Efin dhe mbrojti Mevlanin. Debati vazhdoi dhe ditën e djeshme, ku dhe degradoi me ofendime mes Konomit dhe konkurrentëve.

“Nuk më ka lënduar Mevlani siç më ke lënduar ti”, i tha Efit opinionistit. Mikela po ashtu debatoi me Konomin. Komenti i opinionistit bëri që të ndërpritet programi dhe ai të marrë një periudhë pushimi nga “Për’puthen”.

Pezullimi i Arjan Konomit për shkak dhe të përplasjes së fortë që pati me Mikelën, ka sjellë reagime edhe nga ana e ish-konkurrenteve te programit. Përveç Ledianës, edhe Ritvana i doli në krah Arjanit. Ajo shtoi se Arjani ka të drejtë të nervozohet pasi është në dijeni të shumë situatave që ndodhin pas skenës.

Sipas saj, konkurrentet janë treguar totalisht të paedukatë ndërsa për Mikelën në veçanti u shpreh se background-i i saj si striptiste nuk mund te vendos para përgjegjësisë një analist si Arjani që investon kohën e tij në lexim.

“JO! Nuk e kam kuptuar kurrë se si i kërkojnë llogari Arjanit ,pse e the ti këtë gjë pse e the ti atë gjë. Totalisht te paedukat. Është opinionist ,kane te drejte te replikojnë por jo ti kërkojnë llogari.

Ne prapaskene, pas xhirimeve,”rrugës për shtëpi” ndodhin shume gjera qe Arjani i kupton mjaft mire dhe nervozohet. Unë mendoj se Arjani duroi gjate, backgroundi i nje striptisteje pa dashur te paragjykoj s’mund ti kërkoj llogari një analisti si Arjani! Ne fillim duhet te mbajnë përgjegjësi ato qe thoni kunat njërit e kunat tjetrit sepse askujt si pëlqen te ndihet i përdorur. Dhe mos me jepni mend se pse “paragjykoj” por dikush qe investon kohe ne lexim sic ka ber Arjani nuk mund te vendoset para përgjegjësisë ti jap llogari dikujt qe backgroundi i vetëm qe ka është kërcimi ne clube te ndryshme si profesion ne te kaluarën”, ka shkruar ish-konkurrentja.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -