Pasi sheshoi gjithçka, duke lënë pas krahëve tradhtinë e bashkëshortit Mauro Ikardi, Vanda Nara tashmë i është rikthyer normalitetit.
Modelja argjentinase mbetet më aktive se kurrë në rrjetet sociale, teksa vijon të postojë foto tepër provokuese.
Së fundmi 35-vjeçarja ka ndarë një foto për fansat në “Instagram”, duke zbuluar sërish zogun, një tatuazh të bërë pranë pjesëve intime. Si gjithnjë, nuk munguan pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga fansat.