Atalanta ‘blindon’ mbrojtësin shqiptar, Djimsiti rinovon deri më 2026

Një ditë pas fitores në Bologna vjen rinovimi zyrtar i Berat Djimsitit me Atalantën. Mbrojtësi shqiptar zgjati marrëveshjen me “Hyjneshën” deri në vitin 2026, duke e komentuar lajmin përmes kanaleve të tij sociale:

“Jam shumë i lumtur dhe krenar, – lexojmë në llogarinë e 29-vjeçarit në Instagram, – që e kam zgjatur kontratën me Atalantën. Pres shumë momente të tjera të suksesshme me këtë klub”.

Kujtojmë se Berat Djimsiti mbërriti në Bergamo më 18 janar 2016, përpara se të dërgohej në formë huazimi tek Avellino dhe më pas te Benevento.

Nga viti 2018, kur u kthye tek Atalanta, është rritur shumë si futbollist, ka siguruar formacionin titullar dhe ka luajtur gjithsej 152 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 6 gola.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Djimsiti Gjimshiti Berat (@djimsitiberat)

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -