
Beatrix Ramosaj nisi dyshimet ditën e djeshme, se mund të jetë duke sjellë një tjetër projekt muzikor. Ky lajm u konfirmua edhe nga vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj.
Konfirmohet bashkepunimi muzikor mes Dafina Zeqirit dhe Beatrix Ramosaj
Kjo erdh pas komentit që la në postimin e saj, duke paralajmëruar një këngë super. “Kush është gati për këngën e re të Trixës?” kishte shkruar ai në Instagram.Seksioni i komenteve në postimin e saj ka zbuluar detaje të reja rreth këngës që bukuroshja nga Kosova po planifikon të sjellë.
Të gjithë menduan se ajo do të sjellë një bashkëpunim me çiftin e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, por nuk qenka kështu.Dafina ka konfirmuar se Beatrix do sjellë një këngë të re me Dj Geek, partnerin e saj, por jo me të ekskluzivisht. Gjithashtu ky bashkëpunim po raportohet se do të jetë dedikim për Donaldin.Mbetet për t’u parë se cili do të jetë teksti i kësaj kënge, për të kuptuar nëse Beatrix e ka ende mendjen te Donaldi apo jo, pas lidhjes që patën në Big Brother VIP.
Urojmë që situatat e tyre të jenë zgjidhur tashmë, sepse askujt nuk i pëlqen një histori që përsëritet dhe përsërite pambarim. Nejse, na erdhi keq që Dafina nuk do jetë pjesë e këngës.