E papritur/ Flori Mumajesi kapet ‘mat’ duke u puthur me moderatoren e njohur, VIDEO që po ‘djeg’ rrjetin

Kantautori Flori Mumajesi ka qenë i ftuar së fundmi në një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”, ku ndër të pranishmit në event ishte edhe moderatorja kosovare Liberta Spahiu.

Një video e kapur nga të pranishmit e tjerë në dasmë po bën xhiron e rrjetit. Në pamjet e publikuara, këngëtari po këndon në mes të sallës ndërsa Liberta Spahiu po po bën një video me celularin e saj, ku në një moment shkon pranë moderatores duke shkëmbyer një puthjes përmes celularit.

Kujtojmë se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kanë qenë në një lidhje 1-vjeçare disa vite më parë. Ndërkohë që për lidhjen e tyre përflitej që në prill të vitit 2017, çifti e zyrtarizoi historinë e fshehtë në mbrëmjen e fillim janarit të vitit 2018, kur Liberta festoi 33-vjetorin në club-in, ku Flori kishte koncertin e radhës me djemtë e “Threedots”.

Ndërkohë që mediat e Kosovës po aludonin për këtë marrëdhënie nëse ishte dashuri apo thjesht miqësi, ishte vetë Liberta ajo që postoi një foto ku tregonte një unazë në gisht, që u tha se ishte dhuratë nga Flori.

Por me kalimin e muajve, nuk u pa që Liberta ta mbante këtë unazë në gisht, sidomos në pushimet e saj verore në vende si; Spanja, Dubai apo Tanzania. Çdo ditë Liberta, bashkë me fotot seksi me bikini, shkruante statuse të koduara, ku shprehte gjendjen e saj shpirtërore.

Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2018 ata nuk postuan asnjë foto bashkë, po ashtu as paparazzët nuk arritën t’i fotografonin çift apo në shoqërinë e njerëzve të tjerë në eventet e Prishtinës.

Në fillim të vitit 2019, moderatorja e njohur e “Prive”, e deklaroi të mbyllur historinë me kantautorin e njohur dhe shumë të suksesshëm, Flori Mumajesi, por pavarësisht kësaj dyshja jnë komentuar shpesh në rrjet pë një ribashkim të mundshëm. Asnjëri nga të dy nuk kanë bërë një reagim apo një deklaratë publike në lidhje me thashethemet që qarkulluan.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -