
Teksa po flitej për takimin e Efit me djalin misterioz, ajo tha se nuk ishte aspak siç e imagjinonte.
Në atë çast ndërhyri opinionisti i njohur, Arjan Konomi, duke i thënë se program i zbukuron dhe përmendi Samiun, i cili ka bërë ndërhyrje në hundë.
Ndërsa Samiu iu kundërpërgjigj duke i komentuar flokët, gjë që shkaktoi shumë të qeshura në studio.
Biseda në studio:
Efi: Nuk ishte ajo çfarë unë imagjinova. Nuk është ashtu sic e imagjinoja, flokët dhe shumë gjëra që i mendoja ndryshe dhe kjo është e çuditshmja e këtij takimi.
Arjani: Mirë por këtu njerëzit zbukurohen. Vijnë ndryshe e pastaj zbukurohen. Ja Samiu erdhi me një hundë, është me hundë tjetër.
Samiu: Edhe ti vitin e kaluar nuk ke pasur flokë.
Arjani: Po edhe unë.
Bora: Duheshin komentuar dhe flokët e Arjanit se kemi gjithë sezonin që diskutojmë, por këtu në studio jo.