Çfarë ndodhi me Blerim Destanin dhe Donald Veshajn? E vërteta e prishjes së miqësisë së tyre

Një nga gjërat që mësuam nga “Big Brother VIP” për Donald Veshajn ishte raporti i tij me aktorin e njohur Blerim Destani.

Ky i fundit ishte ndër mbështetësit më të mëdhenj kur aktori ishte pjesë e reality-showt. Pas daljes Donaldit bashkë me Romeon udhëtuan drejt Gjermanisë për të takuar Blerimin. Ata u shfaqën së bashku në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po sjellin edhe projekte të re. ndonëse momentalisht nuk ka ende detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Në rrjetet sociale u komentua shumë fakti që Blerimi nuk ka shpërndarë këngën e re të Donaldit në Instagram. Një taktikë që personazhet publike e ndjekin për të mbështetur njëri-tjetrin ditëve të sotme. Kjo bëri që të krijoheshin shumë aludime se marrëdhëniet e tyre janë ftohur papritur.

Por, diçka e tillë nuk duket e vërtetë. Për të dalë në këtë përfundim kemi përdorur sërish rrjetet sociale si tregues. Në postimin e fundit që Donaldi ka shpërndarë në Instagram vumë re se ka një pëlqim nga Blerimi. Kjo tregon se raportet mes tyre vijojnë si më parë.

Nuk dimë të themi se pse aktori nuk e ka mbështetur ish-banorin e “Big Brother VIP” në rrjetet sociale për këngën e re, por marrëdhënia e tyre është e njëjta si më parë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -