
Einxhel dhe Dagz kanë qenë të ftuar në “Natën me Aulonën” ku kanë dhënë një intervistë pa doreza. Madje nuk kanë ngurruar as të tregojnë detaje nga jeta e tyre.
Einxhel dhe Dagz kanë treguar se po bashkëjetojnë ndonse janë ende mes Tiranës dhe Prishtinës të pavendosur ende se ku do jetojnë. Por Aulona i ka pyetur fillimisht për takimin e Einxhel me motren e Dagz ku ajo ka treguar se e ka si shoqe ndonse sapo janë njohur.
Më tej ata kanë treguar se janë takuar edhe me prindërit. Dagz është takuar në finalen e Nb VIP ndërsa prindërit e Dagz i kanë takuar në Kosovë.
“Sa kam shkuar ata erdhën direkte na bënë surprizë. Jo se janë prindërit e Dagz por më duket sikur i njoh prej vitesh”- është shprehur ajo.