Berisha rikthehet triumfator në selinë e PD, tani nuk e ndal më asgjë!

Ish kryeministri Sali Berisha i cili udhëheq Komisionin e Rithemelimit të PD, ka bërë thirrje që çdo demokrat të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkojë PD pas krizës që kaloi.

Pas takimit me grupin e ish kryetarit Basha në selinë blu, Berisha tha se vendimi që dha gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit.

“U bej thirrje demokratëve që t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë, për interesin më të madh të vendit të kombit shoqërisë shqiptare.

Sot Partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar.

Vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendime të cilat sjellin partinë demokratike si parti të votës së lirë në themel të saj parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar nuk mohohet që partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë”, – tha Berisha.

Duke zbardhur takimin me kryetarin PD në detyrë Alibeaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Bardhi, Berisha tha se diskutuan për angazhimin në procesin e bashkimit të PD, por pohoi se ndajnë edhe mendime të ndryshme.

“Unë shkova dhe u takova dhe u shtrëngova dorën, me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit ët PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të preokupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi” tha Berisha.

“Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë, të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit”, tha ish kryeministri Sali Berisha i cili udhëheq Komisionin e Rithemelimit të PD.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të regjistruar ndryshimet e miratuar të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me Grupimin e Rithemelimit shkuan sot në selinë blu, siç shihni fotot që ju sjell noa.al.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se mesazhi për demokratët është bashkimi i tyre.

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Por t’i thuhet të e drejtës, e drejtë. Mesazhi për demokratët është; bashkim, bashkim, bashkim”, tha ai.

Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Por ndërsa përkrahësit e zotit Berisha e quajnë këtë një fitore dhe po përgatiten të marrin PD, grupi kundër thotë se do të ankohet ndaj vendimit të gjykatës.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -