Vëllezërit Veshaj ndryshojnë profesion

Romeo dhe Donald Veshaj njihen për publikun shqiptarë si dy binjakët humoristë. Montana dhe Montela ishin dy personazhet që i bënë të njohur për publikun dhe më pas erdhën programet “Treshat” dhe “Binjakët”.

Por që pas daljes së Donaldit nga Big Brother Vip, çunat e humorit i kemi parë të ndërrojnë krejtësisht drejtim karriere duke u përfshirë më shumë në muzikë. Së fundmi ata kanë nisur një tur koncertor me kantautorin Elgit Doda në Shqipëri e Kosovë.

Nuk e dimë nëse e kanë marrë vërtet kaq shumë seriozisht muzikën, por për momentin ajo është e vetmja mundësi që po i mban afër publikut. Thuhet se programi i tyre “Më lër të flas” duhet të niste në prill në Top – Channel por vëllezërit Veshaj kanë qenë kaq shumë të ngarkuar me koncerte sa emisionin e kanë shtyrë për në shtator.
Suksese djema, vetëm na shuani një kureshtje “live” apo me regjistrim këndoni nëpër koncerte?!

P.S edhe një detaj tjetër emri “Tre musketierët” është i zënë (kot domethënë sa për ta ditur).

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -