Duke kërcyer nën ritmin e këngës së Donaldit; Beatrix bëhet nostalgjike

Beatrix Ramosaj është shumëpërfolur gjatë kësaj kohe për romancën e saj afatshkurtër me aktorin e humorit Donald Veshaj gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, si dhe për këngën e bërë dedikuar atij. Mesa duket, këtij të fundit nuk i’a ka ndjerë shumë për thumbimet e këngëtares edhe pse ajo përpiqet herë pas here të bëjë diçka që tërheq vëmendje.

Këtë rradhë, Beatrix ka ndarë me fansat e saj një video nga qëndrimi i saj në shtëpi, ku shfaqet duke shijuar këngën e Donaldit ndërkohë që në dorë mban një cigare.

Videon e ka krijuar një fans i saji në TikTok ku ka zgjedhur të shkruajë “Ehe, s’qenka gjo ky bari”, ndërsa këngëtarja e ka ripostuar videon nostalgjike duke shkruar në të “Mos merrni drogëra fëmijë”.

Këto janë përpjekje të vazhdueshme të Beatrix për ti rënë në sy ish-të dashurit të saj, ku javën e kaluar habiti të gjithë publikun me tatuazhin e saj të ri i cili përputhej me atë të Donaldit, e këtë herë me këngën e tij në rrjetin e saj social.

Nuk dimë dhe për sa gjatë do vazhdojë kjo sjellje e saja, por ajo që dimë është se këngëtaren e ka marrë jo pak malli për Donaldin, dhe se e rikujton shpesh.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -