‘Intervista hajvanësh’, Ilir Shaqiri ironizon ish-banoren e Big Brother Vip

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja, kanë qenë mjaft të komentuar gjatë qëndrimit të tyrë në “Big Brother Vip”, dhe vazhdojnë të jenë edhe pas përfundimit të formatit.

Fituesi i edicionit të parë të BBV, Ilir Shaqiri ka ndarë në Instagramin e tij personal një video të shkurtër të cilën e shoqëron me mbishkrimin:

“Unë kur shikoj intervista hajvanësh”, duke e shoqëruar gjithashtu me disa emoji duke qeshur.

Megjithatë, balerini nuk ka specifikuar se kujt i drejtohet ky postim duke lënë kështu hapësirë për të aluduar.

Në rrjet po komentohet kjo irioni është për aktoren Monika Lubonja, e cila ka bërë mjaft intervista dhe dalje publike, ku ka rrëfyer pa rezerva ndjesitë e saj për situata të caktuara në shtëpi dhe raportin me ish-banorët e tjerë. Ajo ka folur edhe për balerinin e shumë nga intervistat e saj.

Nga ana tjetër, balerini i njohur dhe njëkohësisht fituesi i këtij ‘’Big Brother Vip’’, Iliri Shaqiri bëri një deklaratë para disa kohësh që u komentua shumë. Ai tha se Monika nuk është në shinat e arsyes. Sakaq, aktorja e ka cilësuar balerinin se ai është në delir.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -