
Lidhja e Flori Mumajesit me Liberta Spahiun, ka qenë një ndër më të komentuarat në rrjet. Madje ajo u rikthye në qendër të vëmendjes pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku ata shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në videon në fjalë duket sikur ata po puthen, e menjëherë fansat kanë pyetur moderatoren nga Kosova nëse është apo jo në një lidhje me kantautorin e dashur për publikun.
“Çka u bë me Florin” ishte njëra nga pyetjet e shumta drejtuar Libertës, e cila i përgjigjet: “Çka ka me u ba me Florin, rahat e shënosh e mirë, si molla ish, ne fantazi, ne vij krejt cak e pakum”.
Një tjetër e pyeste nëse është ajo në video dhe moderatorja me humor ia ktheu: “Jo ajo nuk jam unë, ishte shauma ime”.
Moderatorja e njohur më pas publikoi dhe një video nga momenti kur Flori shkon ta puthë. Një tjetër ndjekës i shkruante ta dojë fort Florin dhe Liberta e pyeste: “Si ta dua fort? Me e shtrëngu, me e ndrydh? Ok”.
“A je bashkë me Florin? N.q.se po jeni shumë të bukur bashkë”, vazhdonin komentet. “Pse kështu veç e veç s’jemi të bukur? Ani bre s’jena, s’jena, ça me bo”, ia kthente Liberta.
Mirëpo në puntatën e re të “Prive”, moderatorja e njohur i ka hedhur poshtë lajmet për një lidhje me këngëtarin e dashur për publikun.
“Nuk ma kishte marrë mendja që do e gjeja veten në këtë rubrikë. Por a jua merr mendja se lajmet ekskluzive për veten mund t’i ketë tjetërkush përveç Prives?”, tha Liberta ndërsa gjatë rubrikës video e saj me Florin u komentua kështu: “Një moment nga dasma e biznesmenit shqiptar në Amerikë mjaftoi që portalet të vërshojnë me pikëpyetjen e vjetër për një lidhje të Libertës me kantautorin e njohur Flori Mumajesin. Një gjë e tillë është e pavërtetë sepse në kushte të tjera do t’jua thonim të parët. Flori dhe Liberta gëzojnë shoqëri shumë të mirë 10-15 vjeçare dhe kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që mund t’i hasim në shoqërinë e njëri-tjetrit”.
