Konkurrentët e përputhen këtë sezon janë përfshirë thuajse të gjithë në historinë e Borës me Donaldin dhe shpeshherë nuk u kanë shpëtuar pyetjeve të fansave rreth dyshes duke qenë se janë pranë moderatores gati çdo ditë të javë.
I fundit që ka folur për raportin e tyre dhe këngën e Donaldit është Meliku, i cili tani mund të flasë më lirshëm pasi nuk është më pjesë e programit prej disa ditësh.
Përmes një pyetësori në Instagram, dikush e pyet Melikun se “Çfarë mendon, a i dedikohet Borës kënga e Donaldit apo Beatrixës?”
Përgjigja e vlonjatit ishte:
“Gjë që nuk diskutohet! Të gjithë njerëzit gabojnë në këtë botë! Askush nuk është siç ka lindur i pastër! Edhe ai e di që ka gabuar dhe është idioti i Bora Zemanit. Demi Vlorës meriton mbretreshësn, askush s’mund ta zëvendësojë atë!”