Ndodh e papritura në “Oscars”, Will Smith godet komedianin e njohur

Një ngjarje e paparashikueshme ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars pasi Will Smith goditi komedianin Chris Rock.

Shkak për këtë u bë një shaka e komedianit për modelin e flokëve të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Ai tha se flokët e rruara të Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar se vuan nga alopecia, arsye pse ka prerë dhe flokët.

Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë.

Papritmas, Smith u ngjit në skenë dhe goditi Rockun në fytyrë duke i thënë më pas që të mos e përmendte emrin e gruas së tij.

Burimet thanë për Page Six se të gjithë në prapaskenë “menduan se ishte një shaka dhe jo e vërtetë”.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -