Akuza për përdhunimin e të miturës, reagon për herë të parë këngëtari shqiptar

Pas disa ditësh nga qarkullimi i lajmit se këngëtari i njohur nga Kosova ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pasi e ka mashtruar dhe i kishte dhënë lëndë narkotike, reagon për herë të parë Gjiko.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Gjiko i ka mohuar kategorikisht këto akuza, ndërsa ka thënë se familja e tij është shumë në rregull sepse e dinë që kjo histori dhe këto akuza janë të sajuara.

Nga ana tjetër ai shprehet se ka besim tek drejtësia duke thënë se do ta nxjerrë në pah pafajësinë e tij. Sakaq njofton se lidhur me këtë ngjarje ka ngritur dy akuza.

Trending

- Advertisement -