Floriana i publikon numrin e telefonit Mikelës, momenti bëhet viral

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Floriana Gjini padashje ka ndarë me të gjithë numrin e Mikela Pupës.

Gjatë një lojë në një prej emisioneve televizive ku ishte e ftuar Anës iu kërkua të telefononte Mikelën për t’i bërë një “shaka” në lidhje me Brunon. E teksa dy vajzat flasin me njëra-tjetrën, kamera fokuson telefonin ku mes të tjerash duket edhe numri i saj.

Ky moment nuk u ka shpëtuar njerëzve që e kanë postuar nëpër rrjetet sociale. Telefonatat dhe mesazhet në drejtim të Mikelës me siguri kanë qenë të shumta, e në këto kushte nuk dimë të themi nëse ajo e ka ende këtë numër apo e ka ndryshuar.

Kujtojmë se, Mikela ndodhet ende në “Për’puthen” ku është deklaruar për Erjonin. Edhe pse ata janë fokusuar vetëm për njëri-tjetrin nuk janë larguar ende nga emisioni.

Ndryshe prej saj, Floriana la programin dy javë më parë kur doli çift me Brunon. Dyshja po vijon njohjen jashtë teksa kanë thënë se për momentin fazat e tjera të lidhjes si bashkëjetesa apo fejesa janë të largëta.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -