Donaldi i shkon Borës në emision, del foto pa mëndje nga prapaskena (PAMJE)

Që pas deklaratës së Donald Veshajt se po përpiqet të rifitojë Bora Zemanin dhe se i ka kërkuar falje, duket se ribashkimi mes tyre është më i mundur në sytë e njerëzve.

Teksa takimet mes tyre nuk kanë munguar, aktori po vijon përpjekjet për të bindur moderatoren ta falë. Jo më larg se ditën e djeshme konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah tij. Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos Samiu vendosi emojin e borës.

Mirëpo, e dini çfarë porosie i ka lënë Donaldi konkurrentit të “Për’puthen”? Burime pranë “Panorama Plus” bëjnë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala Borës. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkojë këtë ‘nder’ Samiut për të cilin nuk ka dyshime se do e mbajë fjalën.

Në foto binjakët Veshaj shihen duke biseduar teksa ndodhen në ambientet e “Top Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Donaldi nuk ka shkuar aty për “Për’puthen” sikurse u aludua ditën e djeshme pas fotos me Samiun.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -