Kënga e re e Beatrix nuk i dedikohet Donaldit. Çfarë thoshte ajo në “Big Brother VIP” për këtë projekt/Video

Kënga e re e Beatrix Ramosajt është përfolur gjatë si një dedikim për Donald Veshajn. Por, duket se nuk është e tillë edhe pse i përshtatet disi historisë së tyre.

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” këngëtarja ka treguar se Dj Geek i ka bërë një propozim për bashkëpunim dhe se kënga ishte shumë e bukur. “Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”- thotë Beatrix duke lënë të nënkuptohet se teksti është shkruar që më parë.

Po ashtu, në përshkrimin e këngës në YouTube vihet re se teksti është shkruar nga Vig Poppa dhe jo nga Beatrix. Megjithatë, nuk mund të themi se ajo nuk e ka gjetur veten te kjo këngë.

Teksti

Teksti i këngës duket se i dedikohet historisë së saj me aktorin. Kënga titullohet “Ma shumë se ti” dhe mes të tjerash thuhet “S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”.

Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”

Kënga erdhi disa ditë pasi Donaldi theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -