
Einxhel Shkira është mjaft aktive në rrjetet sociale duke qëndruar vazhdimisht afër ndjekësve të saj me postime.
Por ky i fundit nuk ishte aspak i këndshëm.
Ish-banorja ka publikuar një fotografi ku shfaq këmbën e saj të gjakosur.
“Të marrin mësysh, edhe të ndodh diçka”, ka shkruar ajo përmbi fotos u zbulon plagën, por nuk ka zbuluar se si erdhi deri te lëndimi.
Kujtojmë që Einxheli edhe gjatë qendrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, theu krahun duke rrezikuar edhe lënien e lojës.
Pavarësisht kësaj, ajo shkoi deri në finale dhe doli e treta në garën për çmimin e madh.
Aktualisht, po shijon lidhjen me DJ Dagz, të cilën e filluan brenda shtëpisë.
