Beatrix ishte pëlqim i momentit, kurse me Borën…Arbër Hajdari flet për Donald Veshajn

Tiranë- Ish-opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka folur së fundmi për trekëndëshin Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj.

Sipas tij Donaldi për Beatrix ka patur vetëm një pëlqim të momentit por shtoi se njerëzit duhet të kthehen te ajo që duan sado të kenë histori të ndryshme në jetë.

“Nuk mendoj që ka pasur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoi që ka pasur. Me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vetë fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka paçur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë një pëlqim momental. Njerëzit që duhen do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetë e tyre”, është shpreh Hajdari i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTK. Ndërkohë, pak ditë më parë Donaldi theu heshtje disa muaj pas përfundimit të ‘Big Brother VIP’, përmes një statusi në Instagram. Aktori në reagimin e tij në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix.

Një reagim për historinë e tyre, dje e bëri edhe Bora, e cila tha se shumë nga gjërat që janë komentuar dhe shkruar nuk janë të vërteta dhe se mes saj dhe Donaldit për momentin nuk ka asgjë ndonëse në deklaratën e saj, ajo ka pranuar se aktori i humorit i ka kërkuar falje publikisht dhe personalisht.

Sipas saj, arsyeja përse zgjodhi të mos reagonte ishte sepse nuk ka dashur kurrë të jetë në vëmendjen e publikut përveç se në lidhje me profesionin që ajo ka.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -