
Këngëtarja e njohur Filloreta Raci që pas daljes nga “BBVIP’ ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. E teksa po shijon romancën e saj me Adis Patushin dhe suksesin në karrierën muzikore ajo ka bërë një intervistë ‘virtuale’ me ndjekësit e saj teksa iu është përgjigjur disa pyetjeve.
Artistja ka bashkëpunuar me shumë artistë në projektet e saj muzikore të cilat kanë rezultuar të suksesshme por mesa duket këngëtarja e ka ende një person me të cilin dëshiron të ketë një bashkëpunim.
Një ndjekës e ka pyetur Fifin se ‘me cilin këngëtar ajo dëshiron të këtë një bashkëpunim’. Ndërsa ka zbuluar se është Tuna, teksa i ka bërë tag në përgjigjen e saj.
Direkt mbas kësaj ka ardhur dhe reagimi i artistes e cila mesa duket ka paralajmëruar fansat se mes tyre ekziston mundësia të sjellin shumë shpejt një bashkëpunim me njëra-tjetrën.
“A jemi” është përgjigjur Tuna, teksa ka ripostuar foton që Fifi i bëri tag.

