FOTO/ Pas deklaratave të papritura, Stresi i bën Noizyt dhuratën simbolike?

Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Noizy(Rigels Rajku) po vërtetojnë se janë ‘bromanca’ që nuk e dinim se na duhej!

Të gjithë u habitën kur ata ‘bënë paqe’ rreth një vit më parë, por askush nuk e priste që marrëdhënia e tyre do evoluonte kaq shpejt dhe ata të bëheshin shokë të ngushtë. Jo më larg se pak ditë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë familje

Ajo që ‘po çmend’ edhe më shumë fansat e dyshes dhe hip-hopit është një detaj që tregon se Stresi i ka dhuruar Noizyt një nga orët e tij. Fillimisht këto janë disa nga fotot e reperit me orën në fjalë:

Dhe ja postimi i Noizyt në Instastory:
Ka blerë orë të re? Nuk përjashtohet si mundësi, por sipër fotos shkruhet “Faleminderit” që forcon edhe më shumë dyshimet se Stresi ia ka dhuruar si një gjest simbolik.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4659

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -