“Ti, Bora dhe Arjani kur do përputheni?”, Olsa Muhameti shuan kuriozitetin e të gjithëve

“Për’puthen” u kthye në fenomen televiziv, sidomos kur nisi të transmetohej çdo ditë të javës, sezonin e kaluar. Ai iu jep mundësi të rinjve të njihen, të dalin në takime e pse jo të “për’puthen”.

Mirëpo një koment që ka shoqëruar programin, autoren Olsa Muhameti, moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin Arjan Konomi lidhet me faktin që ata janë të tre beqarë. Jo pak herë është pyetur se “Si ka mundësi që i përputhin të gjithë, por vetë jo?”.

Këtë pyetje ia ka bërë me humor moderatorja Eriona Rusi, Olsa Muhametit, që ishte e ftuar në emisionin “Open”, nën moderimin e Eni Vasilit.

“Ka një kuriozitet të madh, keni përputhur dynjanë! Jeni të tre beqarë?! A do të kemi përputhje për ju të 3 këtë 2022?”, pyeti Erjona, të cilës Olsa iu përgjigj me humor.

“Kam përshtypjen Erjona se ky është mallkimi mund ta quaj, i të gjithë atyre që bëjnë “Për’puthen”. Nuk përputhen vetë derisa të përputhin gjithë dynjanë”, tha ajo mes të qeshurash.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -