
Këngëtarja Ronela Hajati ka vendosur të mbajë në qafë një gjerdan të çmuar. Bëhet fjalë për një gjerban me ar të bardhë 18 karat dhe smeraldë. Gjerdani mban emrin ‘Enigma X’ dhe ka një çmim të kripur. Nëse shohim në faqen zyrtare, ky gjerban shitet për 10 mijë e 800 euro.
Pikërisht këtë vlerë ka vendosur të shpenzojë këngëtarja shqiptare për performancën e saj në Eurovision. Hajati e përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”.
